MOVIOLA| Vllaznia-Laçi/ Arbitri Cjapi fali dy të kuq, ja rastet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 23:47

MOVIOLA| Vllaznia-Laçi/ Arbitri Cjapi fali dy të kuq, ja rastet (VIDEO)

FSHF e kishte vlerësuar Vllaznia-Laçi si kryendeshjen e javës së 18-të, duke dërguar në Shkodër gjashtë arbitra, ndërsa kryesor ishte Kreshnik Cjapi.

Vllaznia Laci

Ky i fundit kishte menaxhuar mirë ndeshjen e pak javëve më parë Vllaznia-Teuta 1- 0, por dje gaboi jo pak, veçanërisht në fillimin e takimit, ku i fali një karton të kuq Laçit.  “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë.

20’ Ndërhyrje e ashpër me takat e ngritura e Juljan Shehut ndaj Arsid Krujës. Arbitri Cjapi e ndëshkon lojtarin e Laçit me të verdhë për një rast që është në limitin e të kuqit. Kryesori gabon edhe në minutën e 31-të, kur Shehu bën sërish një faull taktik në mesfushë ndaj Adilit. Mesfushori i kurbinasve duhet të merrte të verdhë për këtë rast dhe automatikisht të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

28’ Jonuzi ndërhyn ndaj Shehut me takat e ngritura, por Cjapi nuk jep karton të verdhë për mesfushorin e Vllaznisë, duke gabuar.

41’ Kruja i kthen reston Shehut me një ndërhyrje të ashpër në mesfushë, por arbitri edhe për këtë rast kursen të verdhën.

77’ Gafë e portierit Sherri, Demir Imeri kontrollin topin dhe në afërsi të zonës pengohet nga Obanor. Gjyqtari Cjapi jep direkt karton të kuq, duke e konsideruar ndërhyrjen e mbrojtësit të Laçit si heqje të mundësinë për të shënuar gol Imeri. Vendim i drejtë i kryesorit.

89’ Shehu rrëzohet në zonë pas duelit me Imamin, teksa kërkon penallti. Arbitri vazhdon lojën, duke marrë një vendim të drejtë.

90+1’ Harmon pengohet nga Adili, por Cjapi i jep karton të verdhë Imamit. Në këtë rast, Adili duhet të dilte direkt me të kuq, pasi kishte marrë një të verdhë më parë. Gabim i kryesorit. 90+4’ Gurishta bën një faull taktik ndaj Harmon, por Cjapi e fal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"