MOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U kontestua nga shkodranët, arbitri Meta vepron saktë te penalltia e Gurishtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 11:07

MOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U kontestua nga shkodranët, arbitri Meta vepron saktë te penalltia e Gurishtës

Gjyqtari Kridens Meta është kontestuar shumë nga shkodranët dhe është fajësuar si ndikues në humbjen ndaj Kukësit. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, ku në minutën e 21-të u akordua penallti për miqtë.
kridens metaaaa
Vendimi ishte i saktë, pasi pamjet televizive treguan se topi preku dorën e ngritur të Gurishtës, që kur kërceu, ndodhej brenda zonës.

Pati edhe dy pretendime nga Kukësi për penallti në minutat 24 dhe 90, por kontaktet ndaj Ezesë dhe Limajt nuk ishin raste për 11- metrësh, ndaj vlerësohet vendimi i gjyqtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"