MOVIOLA| Vllaznia-Bylis/ Goli i rregullt, mungon një penallti për ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 18:42

MOVIOLA| Vllaznia-Bylis/ Goli i rregullt, mungon një penallti për ballshiotët

Vllaznia-Bylisi u gjykua nga Blerim Ziri, ndërsa asistentë të tij ishin Endrit Veseli dhe Uran Korra. Takimi prodhoi disa raste për moviolë, ku evidente ishte mosdhënia e një penalltie për Bylisin.

vllaznia bylis marku

2′ Zogaj del i lirë pas shërbimit të Shtubinës, kalon edhe Hidin dhe shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Një moment i dyshimtë për shkak të vendosjes së Ndrecës, por pamjet filmike tregojnë se Zogaj ka qenë një hap para lojtarit të fundit të Bylisit.

16′ Murataj kroson në zonë, topi devijohet me kokë nga Marku dhe shkon në këmbët e Jankut, që gjuan me të majtën dhe shënon. Anësori Kora anulon golin për pozicion të parregullt, por kryesori Ziri e kthen vendimin, duke vepruar drejt. Pamjet filmike tregojnë për një pozicion të rregullt, pasi topi është devijuar nga lojtari i Vllaznisë.

81′ Shtubina godet dhe pretendon penallti për një prekje të topit me dorë nga Ymeraliaj në zonë, por pamjet filmike tregojnë të kundërtën, pasi lojtari i Bylisit e ka devijuar “sferën” me pjesën e fundshpinës.

82‘ Qardaku driblon në zonë Ruqin dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së mbrojtësit. Ziri i jep karton të verdhë për simulim të Qardakut, por gabon fatalisht, pasi kemi të bëjmë me 11-metërsh të pastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"