MOVIOLA/ VAR-i korrigjon anësorin, anashkalohen dy raste për penallti në Kastrioti-Dinamo (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 14:28

MOVIOLA/ VAR-i korrigjon anësorin, anashkalohen dy raste për penallti në Kastrioti-Dinamo (VIDEO)

Takimi Kastrioti-Dinamo u gjykua nga një treshe nga kryeqyteti me kryesor Kridens Metën, ndërsa në dhomën VAR ishin Enea Jorgji dhe Arbër Zalla. Rastet për moviolë nuk munguan, madje ndërhyrja e VAR-it e shpëtoi anësorin Koçiaj që te goli i dytë i Dinamos sinjalizoi për pozicion jashtë loje, gabim i cili u riparua më pas.

din

20’ Ibraimi hedh një top pas krahëve të mbrojtjes krutane dhe Çinedu me parabolë e dërgon në rrjetë. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje fillimisht. Por, pas skanimit të rastit nga VAR-i, gjyqtari Meta me të drejtë ndryshon vendim dhe akordon gol, pasi Çinedu ishte në pozicion të rregullt.

28’ Gavazaj rrëzohet pas ndërhyrjes së portierit Sali dhe Nezirit, por s’ka penallti për arbitrin. E dyshimte si rast, por as Meta dhe as VAR nuk u japin të drejtë pretendimeve të Dinamos.

45’ Greca rrëzohet pas kontaktit me Isaevskin brenda zonës. Duket sikur ka shtyrje të maqedonasit ndaj lojtarit të Kastriotit, por sërish nuk ka reagim as nga VAR-i dhe as nga Meta. Rast i dyshimtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"