MOVIOLA| Tirana-Teuta/ Jorgji tregohet i saktë tek rasti i Arapit, ja gabimet në finalen e Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 16:11

MOVIOLA| Tirana-Teuta/ Jorgji tregohet i saktë tek rasti i Arapit, ja gabimet në finalen e Superkupës

Superkupa është shndërruar në një test për Tiranën dhe Teutën, por edhe për gjyqtarët. Ndeshja e djeshme është gjykuar çka, nga 6-shja e FIFA-s. Gabimi i parë dhe i rëndë ishte se goli i dytë i Teutës duhej anuluar dhe duhej përsëritur gjuajtja e penalltisë. 

32
Minuta e 33-të: Lorenco Vila gjuajti penalltinë e akorduar nga Jorgji, lojtarët e Teutës dhe ata të Tiranës hynë në zonën e rreptësisë ende pa u gjuajtur mirë topi dhe më pas Hebaj përfitoi duke e gjuajtur sërish topin dhe e dërgoi në rrjetë. Në këtë moment, sipas rregullores, duhej përsëritur penalltia, pasi lojtarë nga të dy ekipet kishin hyrë në fushë pa u gjuajtur. Kjo i shpëtoi kryesorit, por edhe anësorit të linjës, Denis Rexha.

gol i dyte hebaj on Vidnews.

Minuta 45+1: Torasa kërkon penallti pas një pengimi në zonë nga ana e Beqjas. Lojtari i Teutës i ka vënë dorën në shpatull lojtarit të Tiranës, por sipas pamjeve, nuk ka ekstremitetet e një penalltie.

Në minutën e 56-të, Avdyli duhej të ndëshkohej me karton të verdhë për një bërryl ndaj Tolit.
MOVIOLA
I drejtë në minutën e 66-të, Jorgji që ndëshkon me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, Renato Arapin. Të dy kartonët qëndrojnë.

ARAPI KARTON I KUQ on Vidnews.

Anësori Rexha gabon në minutën e 87-të, për një pozicion jashtë loje të Halilit. Pamjet tregojnë qartë se sulmuesi i Tiranës ishte në pozicion të rregullt.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"