MOVIOLA| Tirana-Skënderbeu/ Mungon një gol i rregullt, dyshime për një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:17

MOVIOLA| Tirana-Skënderbeu/ Mungon një gol i rregullt, dyshime për një penallti (VIDEO)

Ka qenë një ndeshje me disa raste për moviolë ajo e djeshmja mes Tiranës dhe Skënderbeut. Takimin e gjykonte Kridens Meta dhe ndihmësit e tij, Denis Rexha dhe Mariglen Llukmani.

skenderbeu-tirana

 MINUTA E 4-T: Ngo kërkon penallti për një shtyrje të Meksit dhe Pollozhanit në zonë, gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se ekziston një shtyrje, por një penallti e tillë mund të ishte e ekzagjeruar.

MINUTA E 38-TË: Goli i Kalesë anulohet nga Meta për prekje të topit me dorë të Ngosë. Ishte Kale që mori një top nga e majta, pasoi te anglezi, ky ia ktheu brazilianit, që menjëherë futet në zonë, godet dhe shënon, por gjyqtari e kishte ndalur lojën. Në fakt, pamjet filmike tregojnë se ka qenë Pëllumbi që preku topin me dorë, ndërsa anglezi e goditi me kofshë dhe nuk e preku me dorë. Goli duhet të ishte i rregullt.

MINUTA E 80-TË: Kale barazon rezultatin e ndeshjes. Ai rrëzohet para zonës, vërshëllen Meta për faull. Kale nis topin menjëherë, duke pasuar te Ngoja, ky i fundit ia kthen brazilianit, që godet menjëherë dhe barazon rezultatin. Protesta të forta prej korçarëve që nuk pranojnë vendimin e gjyqtarit, pasi sipas tyre topi ishte në lëvizje. Pamjet filmike tregojnë se topi ka qenë i ndalur dhe vendimi i gjyqtarit është i rregullt.

MINUTA E 85-TË: Bregu futet në zonën e Tiranës, por nuk ia del të godasë pas ndërhyrjes së gabuar të Vangjelit dhe sparkatës së Dokës. Arbitri Meta ndal lojën dhe jep faull në favor të Tiranës për prekje të topit me dorë nga Bregu, në momentin e marrjes pa depërtuar ende në zonë. Një rast shumë i dyshimtë për 11-metërsh, por kryesori ka dalluar një dorë të prekur nga Bregu, duke e bërë të pavlefshëm vazhdimin e aksionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"