MOVIOLA| Tirana-Luftëtari/ Kola bën gafë me penalltinë e Ngosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 13:00

MOVIOLA| Tirana-Luftëtari/ Kola bën gafë me penalltinë e Ngosë

Në ndeshjen e djeshme Tirana-Luftëtari, sërish ka pasur probleme. Gjyqtarë ishin Klajdi Kola, Gerant Qirici, Fatmir Lama e Orlando Kuka. 

kUKA

Si fillim, në minutën e 10-të, Kola fal Idriz Bathën për një kapje prej gryke ndaj Açkës. Për të njëjtin veprim, Grent Halili në Vlorë sezonin e shkuar u ndëshkua me të kuq. Gjatë pjesës së parë Kola fali Erjon Hoxhallarin nga kartoni i dytë i verdhë dhe kjo u vu re edhe nga Emanuel Egbo që menjëherë e ndërroi mbrojtësin në pjesën e dytë.

Në minutën e 62-të, gjyqtari Klajdi Kola jep një penallti për pengim në zonë të Ngosë nga ana e Qyranit. Protesta të gjirokastritëve, sepse ata mendojnë se penalltia nuk ishte. Në fakt, pamjet filmike tregojnë se penalltia ishte inekzistente dhe nuk duhet të jepej. Një gabim i Kolës që nuk duhet të ndodhte, sepse ndeshja ishte pa pikën e presionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"