MOVIOLA| Tirana-Kukësi/ Ndeshje thuajse perfekte për gjyqtarin Bajramaj, por bardhebluve u mungon një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 16:39

MOVIOLA| Tirana-Kukësi/ Ndeshje thuajse perfekte për gjyqtarin Bajramaj, por bardhebluve u mungon një penallti (VIDEO)

Ndeshje pothuajse perfekte për Kreshnik Bajramajn. Mund të themi me plot gojën që Superiorja ka fituar një gjyqtar. I rrethuar nga 5 gjyqtarë ndërkombëtarë, Bajramaj gjykon shumë mirë.

TIRANA KUKESI

Sigurisht ka vend edhe për ndonjë kritikë, sidomos me kartonët e verdhë, që mund të ishin të kuq si dhe rasti i një penalltie që duhej të jepej, paçka se në ndeshje të mëparshme është dhënë pa teklif prej gjyqtarëve të Kategorisë Superiore. Gjithsesi, djaloshi është gati për hapin e madh. Një zbulim në Superiore.

MINUTA E 3-të: Ngo ndërhyn ndaj Maliqit me këmbën lart. Nuk ndëshkohet me karton të verdhë. Vendim i drejtë i gjyqtarit që nuk ndëshkon anglezin që në fillim të takimit.

MINUTA E 16-të: Tirana kërkon një penallti për një prekje të topit me dorë nga ana e Krasniqit në rënie e sipër. Gjyqtarët mendojnë për jo. Edhe pamjet tregojnë se ka ekstremet e një penalltie, sepse pikërisht një penallti e tillë është dhënë më parë në Superiore.

MINUTA E 37-të: Bërryl i Kuperit ndaj Hoxhallarit. Karton i verdhë për sulmuesin shtatlartë. Mund të qëndronte dhe kartoni i kuq, por do të ishte e ekzagjeruar

MINUTA E 74-t: Torasa ndërhyn keq ndaj Xhikës dhe shkakton faull. Rrezikon kartonin e dytë të verdhë dhe lënien e ekipit të tij me 10 vetë. Edhe në këtë rast gjyqtari tregohet pak tolerant, por nuk prish balancat në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"