Moviola| Tirana-Kastrioti/ Tri raste të diskutueshme, arbitrat marrin vendime të drejta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 11:56

Moviola| Tirana-Kastrioti/ Tri raste të diskutueshme, arbitrat marrin vendime të drejta

Janë tri raste për shënim për takimin e djeshëm mes Tiranës dhe Kastriotit. Si fillim, në minutën e 36-të, Kastriotit i anulohet një gol për pozicion jashtë loje të Karakaçit dhe Ajazit. Vendim i drejtë i anësorit Agaraj.

84262305_2503014393288001_7470096460265029632_o

Në minutën e 41-të, gjyqtari Klajdi Kola përjashton me karton të kuq direkt, Sefgjinajn. Lojtari mban nga jashtë zone me qëllim Halilin, që rrëzohet në zonë. Gjyqtari jep goditje dënimi dhe karton të kuq. Vendim i drejtë, ndërsa krutanët kërkonin penallti dhe karton të verdhë.

Në minutën e 87-të, Halili kërkon penallti pas një përplasjeje krah më krah me Hakën. Gjyqtari thotë “jo”. Përplasja është krah më krah dhe nuk ka ekstremitetet e një penalltie. Vendim i drejtë i Kolës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"