Moviola, Tirana-Erzeni/ Debutuesit Maletaj iu desh një dorë nga… VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 22:55

Moviola, Tirana-Erzeni/ Debutuesit Maletaj iu desh një dorë nga… VAR-i

Dorian Maletaj debutoi si gjyqtar kryesor në Kategorinë Superiore dhe pikërisht në Tirana-Erzeni. “Panorama Sport” ju sjell edhe rastet për moviolë gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën në Elbasan.

Maletaj Tirana-Erzeni

13’ Rasti më i diskutueshëm ishte kur u shënua goli me penallti. Përgjoni prek topin me dorë në zonë pas devijimit të Nonatos, me kryesorin Maletaj që heziton të japë penallti për Erzenin.

Megjithatë, më pas sinjalizohet nga VAR-i për të parë pamjet filmike. Pasi shikon në monitor, kryesori ndryshon mendim dhe jep 11-metërsh. Një vendim i drejtë, pasi Përgjoni ka prekur topin me dorë.

Maletaj VAR-i

24’ Hasani pretendon për një shtyrje nga Krasniqi në zonë dhe pretendon penallti, por vazhdon loja. Kontakti nuk mungon, por intensiteti nuk është në atë masë për 11-metërsh.

49’ Mbrojtësi i majtë i Erzenit, Xhelil Asani prek topin me sup dhe bardheblutë pretendojnë penallti, por pamjet janë të qarta dhe nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"