MOVIOLA Tirana-Dinamo/ Derbi pa VAR, mungon një penallti dhe një i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 21:02

MOVIOLA Tirana-Dinamo/ Derbi pa VAR, mungon një penallti dhe një i kuq

Tirana-Dinamo nuk kishte sistemin VAR, pasi FSHF ka vendosur që në Kupën e Shqipërisë ta aplikojë teknologjinë vetëm në turin gjysmëfinal. Gjyqtarët ishin të gjithë me stemën e FIFA-s, me kryesorin Eldorian Hamiti, si dhe anësorët Ridigert Çokaj dhe Nertil Bregasi.  “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë.

tirana derbi

13’ Skuka shtyhet nga Përgjoni në vijën fundore dhe dëmtohet pasi përplaset me reklamat pas porte. Mungon kartoni i verdhë për mbrojtësin e majtë të Tiranës.

16’ Patrik Bardhi kontrollon topin në zonë dhe në tentativë për të goditur, pengohet nga Seferi. Sulmuesi i Dinamos pretendon penallti, por arbitri Hamiti nuk e akordon. Anësori Bregasi kishte një pamje më të mirë, por nuk reagoi. Rast shumë i dyshimtë, pasi ka kontakt mes lojtarëve brenda zonës dhe duhej dhënë penallti për Dinamon.

53’ Siljanovski dhe Behiratçe përleshen me njëri-tjetrin para syve të anësorit Çokaj. Arbitri e kalon me këshillim, duke mos ndëshkuar lojtarët. Rasti mes dy lojtarëve përsëritet edhe në vijimin e lojës, kjo edhe si pasojë e tolerimit që Hamiti bëri.

66’ Mihana futet në hyrje të zonës dhe Toshevski rrëshqet para këmbëve të tij, duke e penguar të vijojë aksionin. Hamiti habit, duke dhënë faull në favor të Tiranës, në një kohë që ishte për Dinamon.

76’ Hoti, në përpjekje për të dribluar portierin Bakaj, pengohet nga ky i fundit. Arbitri Hamiti akordon 11-metërsh për Tiranën. Vendim i drejtë, pasi duart e portierit të bluve prekën këmbët e mesfushorit.

80’ Imami bën një ndërhyrje brutale me takën e ngritur ndaj Xhixhës në mesfushë. Hamiti i jep vetëm të verdhë, por kartoni duhet të ishte i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"