MOVIOLA| Teuta-Vllaznia/ Bërryla pa masë, mungon një i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 9:57

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Teuta Vllaznia

MOVIOLA| Teuta-Vllaznia/ Bërryla pa masë, mungon një i kuq

Teuta-Vllaznia pati probleme me gjykimin. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me raste penalltish, por për keqmenaxhim. Kryesori Olsid Ferataj i rikthyer nga dënimi (i mohoi penallti të pastër Skënderbeut në ndeshjen me Laçin para dy javësh), kurseu disa të verdhë për lojë të ashpër, por rasti më flagrant ishte ai në të 45+1-ën minutë. 

bandicam 2020-02-16 17-17-48-872

10′ Adili në dyluftim, godet me bërryl L.Vilën. Nuk ka të verdhë, por të paktën jepet faull.

24′ Ka pretendime për pozicion jashtë loje te goli i Hoxhës, por anësori Avdo vepron drejt, duke vijuar lojën. Malota shkon dhe kërkon që të shihen pamjet me celular njësoj si në Ballsh dhe aty debaton me delegatin. Për këtë motiv i tregohet me të drejtë i verdhi.

bandicam 2020-02-16 17-25-11-143

30′ Hygor i rrethuar nga 3 lojtarë vendës jashtë zone, rrëzohet pasi i shkaktohet faull. Kryesori mendon ndryshe dhe vijon lojën, duke gabuar.

 

45+1′ Hoxha godet me bërryl Zhuniorin dhe jo vetëm që faull nuk u dha, por dy metra më tutje pati takë të Todorovskit ndaj Hristovit. Në këtë rast, veç goditjes së dënimit, duhej i kuq. Por, arbitri nga Patosi dha vetëm top të diskutueshëm. 68′ Adili përdor sërish bërrylin, këtë herë për F.Beqjen. Nuk falet në këtë rast dhe merr të verdhin.

71′ F.Beqja shkel Ramadanin, por edhe në këtë moment Ferataj nuk sheh asnjë.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com