MOVIOLA| Teuta-Tirana/ Hamiti tolerant me kartonët, por kalon klasën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 9:38

MOVIOLA| Teuta-Tirana/ Hamiti tolerant me kartonët, por kalon klasën

Ka qenë një ndeshje e gjykuar mirë nga Eldorado Hamiti. Nuk ka pasur asnjë gabim te penalltitë, por te kartonët i ka ngatërruar jo pak kartat.
kALLAKU VANGJELI
MINUTA E 5-TË: Gjyqtari Hamiti fal Todorovskin, Arapin dhe Kalenë. I pari i shpëton gjyqtarit për ndërhyrjen ndaj Kalesë. Ndërsa ky i fundit dhe kapiteni i Teutës shkëmbejnë nga një shkelm mes tyre. Falen të gjithë.

MINUTA E 46-TË: Lorenco Vila kërkon penallti për një pengim në zonë prej Hoxhallarit. Gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se nuk është penallti.

MINUTA E 63-TË: Tirana kërkon një penallti për prekje të topit me dorë të Hoxhës. Gjyqtari nuk mendon kështu. Pamjet janë të paqarta, por nuk duket prekje topi me dorë.

MINUTA E 64-T: Hoxhallari pengohet në zonën e Teutës dhe pamjet filmike tregojnë se është penallti. Ama gjyqtari i sfidës ndal lojën për prekje të topit me dorë nga ana e Kalesë. Vendimi i gjyqtarit është i diskutueshëm, sepse vërshëllen menjëherë pasi ndodh faulli i brazilianit.

MINUTA E 89-TË: Gjyqtari gabon, pasi mund të kishte ndëshkuar me karton të kuq Kuron, pas një ndërhyrjeje të dhunshme ndaj Dokës. Vepron me dy standarde, pasi jep vetëm karton të verdhë.

MINUTA E 96-TË: Hamitaj nuk fal Çelhakën për një ndërhyrje ndaj Vilës në fund të lojës. Për të, karton i dytë i verdhë dhe automatikisht i kuq. Mund ta kishte toleruar, pasi të njëjtën gjë bëri edhe me Kuron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"