MOVIOLA, TEUTA-KUKËSI/ Zguro për të kuq, anulimi i golit ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 15:03

MOVIOLA, TEUTA-KUKËSI/ Zguro për të kuq, anulimi i golit ishte…

Një duel i luftuar dhe me faulle të shumta në mesfushë. Kukësi donte që të ndiqte hapin e rivalëve, ndërsa Teuta të evitonte humbjen në të katërtën ndeshje radhazi. Kjo bëri që 90 minutat, veç lojës së bukur heraherës të kishin edhe ndërhyrje të gabuara. Kështu ngjau me Vangjel Zguron.

41863298_1559050947573580_6425141422638235648_o

Pasi mori të verdhë në të 27-ën, bëri një faull në fundin e pjesës së parë ndaj Kamaras, por u fal. Në rastin e dytë ndërhyri ndaj Avdylit (në të 59-ën), por sërish nuk ndëshkohet. Ankohet Osmani, por kryesori Meta akordon vetëm goditje dënimi. Cungu, për të mos rrezikuar më, e largon nga fusha. Në të 86-ën gjyqtari vepron drejt kur anulon golin e dytë të Rexhinaldos, pas një topi të kthyer nga portieri Hidi për pozicion jashtë loje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"