MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Pretendime për penallti dhe një gol i anuluar për durrsakët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 19:31

MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Pretendime për penallti dhe një gol i anuluar për durrsakët (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës u gjykua nga kryesori Olsid Ferhataj, ndërsa asistentë të tij ishin Ilir Tartari dhe Enea Pashaj. Rastet për moviolë nuk munguan as në këtë takim.

Gjyqtari Ferhati

Minuta 18: Avdyli driblon dhe kroson në hyrje të zonës dhe portieri Tafa kërcen për të kapur topin, por durrsakët pretendojnë për penallti për shtyrje të sulmuesit Hebaj që rrëzohet as kontaktit. Arbitri vijon lojën, ndonëse ka hije dyshimi.

Minuta 60: Leria rrëzohet në zonë, por gjyqtari Ferhataj nuk e vlerëson penalltinë, pasi rënia e tij u konsiderua thjeshtë rrëshqitje në tentativë për të goditur topin.

Dejvi Bregu Teuta

Minuta 86: Goditje dënimi për Teutën, Bregu gjuan direkt në portë me të djathtën, Tafa grushton dhe topi shkon te Gruda që nuk arrin të godas si duhet dhe është Hoxha që e përcjellë më pas në rrjetë.

Goli anulohet për pozicion jashtë loje të Hoxhës, që pasimi i Grudës e gjen më të avancuar dhe për këtë arsye anësori tartari ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"