MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Penallti e dyshimtë nga Jorgji, të kuqtë ishin të drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2019 | 8:45

MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Penallti e dyshimtë nga Jorgji, të kuqtë ishin të drejtë

Teuta-Kukësi ishte një ndeshje e luftuar dhe kjo duket qartë te kartonët e verdhë, të kuqtë dhe penalltia. Vendimet e Enea Jorgjit dhe asistentëve e tij, Rexha e Barushi, kanë vend për shumë diskutim.

kallaku teuta kukesi

54’ Çyrbja shtyn Maliqin në fundore, por s’ka faull. Edhe pse anësori Rexha ishte aty dhe e pa.

55’ Musolli në dyluftim me Çyrbjan, e shtyn me krahun e majtë. Por për kryesorin Enea Jorgji s’ka faull.

70’ F.Avdyli rrezikon duke mbajtur Gavazajn me dy duar, por faulli kalon pa të verdhë, që do të ishte i dyti.

73’ Duel ajror mes Maliqit dhe Kuros dhe duke qenë se ka bërryl, merr direkt të verdhin e dytë dhe rrjedhimisht të kuq. Vendim i drejtë.

79’ Gabon Barushi, jep pozicion jashtë loje për Nikaç, në një kohë që mbahej në lojë prej një mbrojtësi të Kukësit.

82’ Hoxha i mbuluar nga Kotobelli dhe Obanor, bie në tokë. Kryesori sheh faull prej nigeriani dhe jep penalti. Moment i dyshimtë, pasi nga pamjet filmike nuk vërtetohet nëse e ka prekur apo jo lojtarin e Teutës.

88’ Todorovski mban Shkurtajn, duke i hequr mundësinë për të sulmuar dhe për pasojë merr të dytin të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin. Vendim i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"