MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Moment i dyshimtë për penallti. Goli Kapllanajt erdhi nga faulli. Hoxha “ok”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2020 | 15:19

MOVIOLA| Teuta-Kukësi/ Moment i dyshimtë për penallti. Goli Kapllanajt erdhi nga faulli. Hoxha “ok”

Kreshnik Bajramajt i doli disi situata nga kontrolli në Teuta-Kukësi. Në pjesën e parë u zhvillua lojë shumë e fortë dhe duhet thënë që ka kursyer të verdhë për Rrocën dhe Kallakun (në të 42-ën dhe 45-ën). E megjithatë, rasti më flagrant ishte faulli te goli i barazimit.

GOLII PRE

46′ Kallaku harkon nga goditja e dënimit dhe Hoxha shënon me kokë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i saktë i anësorit Myftari.

70′ Ethemi mundohet të mbajë në lojë një top dhe kur e gjuan, ai përplaset te dora e Aleksit. Moment i dyshimtë për penallti.

73′ Para se Çyrbja ta pasonte topin te Kapllani, ku u shënua goli, mesfushori shtyu Krasniqin për t’ia marrë topin. Loja duhet të ishte ndalur për faull.

83′ Kallaku gjen Hoxhën pas një goditjeje dënimi dhe mbrojtësi shënon me kokë. Këtë herë është i drejtë goli, pasi e mban në lojë Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"