MOVIOLA/ Teuta-Kastrioti, VAR-i shpëton durrsakët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 19:57

MOVIOLA/ Teuta-Kastrioti, VAR-i shpëton durrsakët (VIDEO)

 Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin në sfidën e luajtur pasditen e djeshme në ”Loro Boriçi”. ”Panorama Sport” ju sjell moviolën e ndeshjes: 

tk

22′ Karakaçi largon topin në një duel ajror me Gjurgievin, ndërsa ky i fundit rrëzohet në tokë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe sulmuesi i durrsakëve ngrihet menjëherë në këmbë.

44′ Pas një goditjeje dënimi për Kastriotin, sulmuesi Ajazi rrëzohet në zonë. Krutanët kërkojnë penallti, ndërsa gjyqtari ndërpret lojën dhe pret dy minuta nga VAR që ta konfirmojë. Nuk ka një vendim dhe gjyqtari Beqiraj shkon vetë përpara ekranit ku shqyrton pamjet e ofruara. Në fund arbitri jep pozicion jashtë loje në favor të Teutës, sepse Ajazi ndodhej më i avancuar në momentin e goditjes së topit. Vendim i drejtë i kryesorit.

90′ Basha rrëzohet pas një kontakti në zonë, ka pretendime për penallti sërish, në pritje për vendimin e VAR-it, por në fund gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. E dyshimtë ndërhyrja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"