MOVIOLA| Teuta-Flamurtari/ Dy simulime për penallti, i dyshimtë rasti i Sukajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 12:42

MOVIOLA| Teuta-Flamurtari/ Dy simulime për penallti, i dyshimtë rasti i Sukajt

Takimi Vllaznia-Partizani, i vlefshëm për javën e tetë të Kategorisë Superiore, parashikohet të gjykohet nga arbitri i Kolegjiumit të Durrësit, Andi Koçi.hedhjet kallaku ribaj

Të dyja ekipet kanë pasur probleme në këtë fillim sezoni me gjykimin. Vllaznia pas humbjes në ndeshjen me Tiranën ka shpallur “non grata” arbitrin Enea Jorgji, ndërsa Partizani u ankua për gjyqtarin Eldorjan Hamiti pas barazimit me Teutën, kryesisht për dy standardet në dhënien e kartonëve.

Ndeshja e djeshme mes Teutës dhe Flamurtarit u gjykua nga një treshe lushnjare me kryesor Laver Allën. Tri ishin rastet për moviolë.

Fillimisht në minutën e 6-të, Kallaku futet në zonë dhe driblon Nebihin, i cili shtrihet në sparkatë dhe nuk e lejon fantazistin të kalojë. Kallaku rrëzohet, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me simulim. Alla vepron drejt, duke vazhduar lojën dhe duke mos akorduar penallti, por mund ta ndëshkonte me të verdhë Kallakun që kërkoi 11-metërshin.

Të njëjtën gjë bëri në minutën e 85-të Ribaj, por edhe më qesharake se Kallaku. Ai u rrëzua në zonë pa i ndërhyrë ende portieri Frashëri. As në këtë rast nuk pati karton të verdhë për simulim. Ndërkohë, një rast shumë i dyshimtë për pozicion jashtë loje është ai i minutës së 34-t, kur Rrapaj shpërthen në qendër të mesfushës dhe nxjerr të lirë Sukajn, që i vetëm me portierin, e driblon atë, por ndërkohë anësori Malo jep pozicion jashtë loje.

Pamjet filmike tregojnë se në momentin e pasimit, Sukaj është në një vijë me mbrojtësin e fundit të Teutës, Arapi. Gjithsesi, bëhet fjalë për një episod shumë të diskutueshëm, nga ku anësori mund të shfajësohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"