MOVIOLA/ Teuta mposhti Flamurtarin, por dy golat e durrsakëve ishin pozicion jashtë loje. Shikoni pamjet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 18:57

MOVIOLA/ Teuta mposhti Flamurtarin, por dy golat e durrsakëve ishin pozicion jashtë loje. Shikoni pamjet (VIDEO)

Flamurtari-Teuta ishte një ndeshje me ritëm e gola dhe shumë moviolë. Olsid Ferataj vërtet veproi drejt me penalltinë që u dha vlonjatëve, por anësorët Nuri Rrapaj dhe Orgest Grabova gabuan me dy gola të durrsakëve, të cilët vinin nga pozicioni jashtë loje..lkh

3′ Në momentin që Todorovski çon topin nga e djathta në shtyllën e dytë, L.Vila është më i avancuar. Goli duhet të anulohej për pozicion jashtë loje.

56′ Dalje e gabuar e Frashërit pas një topi të gjatë drejt zonës së Teutës, aty ku sulmuesi Hoxhaj fiton duelin me portierin dhe në momentin kur do të kontrollonte topin, rrëzohet. Pati ndërhyrje, ndaj ishte 11-metërsh dhe i verdhë për Frashërin.

63′ Kallaku gjuan dhe E.Vila devijon drejt portës, grushton Moçka dhe sfera shkon te Hebaj që me të djathtën shënon. Në momentin që topi preket nga E.Vila, del “off side” dhe rrjedhimisht goli duhet të anulohej, pasi mesfushori ishte më i avancuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"