Moviola/ Të kuqve iu mohua një gol i rregullt, nuk kishte faull te goli i Prognit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 9:11

Moviola/ Të kuqve iu mohua një gol i rregullt, nuk kishte faull te goli i Prognit (Video)

Partizani arriti të gjente shumë shpejt rrugën e rrjetës në ndeshjen e djeshme.

Në minutën e katërt, Progni shënoi një gol, i cili u konsiderua i parregullt, pasi më parë kryesori akordoi një goditje dënimi në favor të Flamurtarit.

ghg

Bardhi depërtoi bukur në krah dhe u mundua të krosonte, por topi ngeli në zonë dhe portieri Nurkoviç doli për ta larguar. Bardhi afrohet në aksion dhe përplaset me portierin, më pas topi shkon te Progni që shënon.

Kryesori, me pamje të qartë të aksionit, akordon goditje dënimi për ndërhyrjen e Bardhit, por në pamjet filmike duket se lojtari i Partizanit nuk ka qenë aktiv dhe ishte.

MOVIOLA portieri i Flamurtarit ai që është afruar dhe është përplasur me lojtarin e tij. Pra, goli nuk duhej anuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"