MOVIOLA| Skënderbeu-Vllaznia/ Pusi jashtë loje te goli, dyshime edhe për dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 14:44

MOVIOLA| Skënderbeu-Vllaznia/ Pusi jashtë loje te goli, dyshime edhe për dy penallti

14′ Aksion i rrezikshëm në zonën korçare. Topi përplaset te Pëllumbi fillimisht dhe më pas shkon te Koliçi që nuk e kontrollon dot, ndërsa Zhunjor gabon në finalizim. Por shkodranët kanë pretendimet se topi është prekur me dorë nga mbrojtësi i Skënderbeut.
Pusi Skenderbeu festa

54′ Marku fton Sidorenkon dhe ky i fundit shmang Marën, por ndërhyn Elezi që zgjidh gjithçka. Protesta të ashpra të shkodranëve që pretendojnë se topi është marrë me dorë nga ana e Elezit në brendësi të zonës.

61′ Hygor godet me taka të ngritura ne gjoks Elezin. Arbitri i jep vetëm të verdhë. Një rast në limitin e të kuqit.

74′ Elezi bën faull taktik ndaj Zhunior, Meta ia fal kartonin. Nëse e ndëshkonte, merrte të verdhin e dytë dhe automatikisht me të kuq.

90′ Pusi shënon pas asistit të Mensah, por nga pamjet filmike duket që shkodrani është në pozicion jashtë loje, pasi është më i avancuar se ganezi kur i pasojnë topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"