MOVIOLA| Skënderbeu-Vllaznia/ Arbitri Lata, debutim pozitiv në Korçë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 20:11

MOVIOLA| Skënderbeu-Vllaznia/ Arbitri Lata, debutim pozitiv në Korçë (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme, arbitri i kolegjiumit të Durrësit Florian Lata bëri debutimin në Kategorinë Superiore. Në këtë takim ndeshja ka qenë e qetë dhe pa episode të kontestuara në fushë apo nga pamjet filmime.

Lata

Ka vetëm një moment, kur kryesori akordon një faull jashtë zone që në fakt nuk ishte i tillë. Mirëpo, pasi e akordon për Vllazninë, konsultohet me ndihmësit e tij, asistentin Rexha dhe arbitrin e katërt Enea Jorgji, kërkon ndjesë dhe ndryshon mendim.

Pamjet tregojnë se Bicaj nuk bën faull dhe do të duhej që të vazhdonte loja. Në dukje është vetëm një lapsus debutimi nga Lata që nuk sjell asgjë në ndeshje dhe rezultat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"