MOVIOLA| Skënderbeu-Partizani/ Arbitri korrekt, por fali protestën e Bruno Ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 13:21

MOVIOLA| Skënderbeu-Partizani/ Arbitri korrekt, por fali protestën e Bruno Ditës

Skënderbeu-Partizani u gjykua nga arbitri i Kolegjiumit të Tiranës, Ardian Beqiri, me ndihmës Dorjado Myftarin dhe Herald Lisakun. Rastet për moviolë nuk mungojnë në këtë takim, ku edhe pamjet televizive nuk i shuajnë dyshimet. Problemet nisin që në minutën e 7-të, kur gjyqtari akordon penallti për Partizanin. 

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Në këtë rast arbitri ka vepruar korrekt, pasi Pollozhani bën “vetëgjyqësi” duke u shtrirë në fushë dhe kap topin me dorë, me pretekstin se u shty nga Solomoni. Kartonët e verdhë të akorduar në pjesën e parë, ku Telushi humbi ndeshjen me Kukësin që në minutën e 12-të, dhe dy ndëshkimet e Brojës ishin korrekt nga ana e gjyqtarit. Kështu që, kartoni i kuq ishte vendim i saktë, pasi në të dyja rastet Ron Broja bëri ndërhyrje të gabuara.

Gjyqtari

Rasti më i kontestuar, ku edhe përsëritjet televizive ishin të cunguara, ishte te penalltia e dytë e akorduar në minutën e 71- të. Gjuajtja e Çinarit devijohet dhe përfundon jashtë. Gjyqtari është i mendimet se topi është prekur me dorën e ngritur lart nga Imami, që më pas u përplas te koka e Ditës. Kapiteni i Skënderbeut kontestoi shumë, ku nuk lejoi as të gjuhej penalltia, por arbitri i fali kartonin e kuq. Në mungesë të qartësisë së pamjeve në këtë rast, peshorja anon nga arbitri që ka qenë pranë aksionit dhe e ka dalluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"