MOVIOLA| Skënderbeu-Laçi/ Kurbinasve u mohohet një penallti, Domgjoni ishte për të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 11:03

MOVIOLA| Skënderbeu-Laçi/ Kurbinasve u mohohet një penallti, Domgjoni ishte për të kuq

Skënderbeu-Laçi, veç 5 golave që prodhoi, pati edhe raste për moviolë. Gjykimi i Emirjon Sinos dhe asistentëve të tij, Kreshnik Tartari dhe Devis Koreshi, u vendos në provë për të paktën dy raste.

skenderbeu laci

Ishte e 9-ta minutë kur Laçit iu mohua një penallti. Deliu godet topin në zonë dhe Pollozhani, në përpjekje për të larguar rrezikun, i përplaset topi në dorë. Përtej pretendimeve të kurbinasve, kryesori vijoi lojën. Një tjetër moment për t’u shënuar është ai i të 54-ës minutë.

Vetëm dy minuta pasi David Domgjoni kishte marrë të verdhin e parë, kryen një tjetër ndërhyrje për karton. Ndal me dy duart Krasniqin, por arbitri e kalon pa gjë. Duhet kartoni i dytë për mbrojtësin e bardhezinjve dhe rrjedhimisht i kuqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"