Moviola Skënderbeu-Laçi/ Faulli ishte jashtë zone, penalltia nuk duhej akorduar (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 9:32

Moviola Skënderbeu-Laçi/ Faulli ishte jashtë zone, penalltia nuk duhej akorduar (Video)

Finalja e Kupës së Shqipërisë kishte marrë vlerësimin maksimal nga Sektori i Gjykimit në FSHF, pasi kishte vendosur arbitrat më të mirë të Superiores në drejtim. Mjafton të përmendim faktin se pas portave ishin Jorgji dhe Xhaja, të cilët kanë stemën e FIFA-s, ndërsa kryesor Hamiti që gjithashtu ka stemën e FIFA-s.

33663461_10209140418907764_6033355309056000_n

Megjithatë, edhe në këtë ndeshje është gabuar nga arbitrimi në momentin më të rëndësishëm që vendosi edhe ndeshjen. Në minutën e 65-të, Xhejms merr një top nga mesfushë dhe i drejtohet portës kurbinase, pasi ka hapësirën e nevojshme, por Gjoni i ndërhyn dhe e rrëzon.

Në pamjet filmike duket qartë që faulli ka nisur jashtë zone, edhe pse sulmuesi i Skënderbeut bie brenda saj. Fillimisht kryesori Hamiti akordon goditje dënimi jashtë zone, por pasi konsultohet me Jorgjin, që është asistenti pas porte, dhe anësorin Barushi akordon penallti në favor të Skënderbeut.

Vendimi është i gabuar, pasi penallti mund të jepej vetëm në rast se faulli do të ishte shkaktuar mbi vijën e penalltisë. Pra, vendimi i rregullt do të ishte goditje dënimi jashtë zone dhe kartonë i kuq për mbrojtësin e Laçit për ndërhyrjen e bërë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"