MOVIOLA| Skënderbeu-Kukësi/ Goli i Skënderbeut ishte i rregullt, dy pretendime nga korçarët për penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 8:27

MOVIOLA| Skënderbeu-Kukësi/ Goli i Skënderbeut ishte i rregullt, dy pretendime nga korçarët për penallti (VIDEO)

2’ Bregu merr një top nga Krasniqi dhe pason për Meksin, që gjuan dhe shënon. Anësori Rejdi Zajimi ngre flamurin dhe sinjalizon pozicion jashtë loje. Pamjet dëshmojnë se janë në vijë të drejtë e megjithatë vendimi ka qenë i vështirë prej asistentit të dytë, pasi ndoshta gënjehet prej një krahu të hapur të mbrojtësit korçar.

4’ Depërtim i Krasniqit brenda zonës dhe ndërhyn Teqja. Sulmuesi i Skënderbeut pretendon për 11-metërsh, por nga pamjet duket se mbrojtësi largoi vetëm topin.

59’ Tjetër pretendim për 11- metërsh nga ana e Krasniqit, pas një dueli me Obanor, por ishte jashtë zone dhe maksimumi mund të jepet faull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"