Moviola Skënderbeu-Flamurtari/ Goli nga një faull i paqenë, një penallti u mungon korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 21:17

Moviola Skënderbeu-Flamurtari/ Goli nga një faull i paqenë, një penallti u mungon korçarëve

Goli i Skënderbeut erdhi nga një faull i paqenë, por korçarëve u mungon një penallti. FSHF kishte dërguar gjashtë gjyqtarë për kryendeshjen, me kryesor Andi Koçin. “Panorama Sport” bën moviolën, duke u bazuar te pamjet filmike të takimit.

skenderbeu flamurtari

5′ Nurkoviç largon një top me dorë mbi vijën e zonës, por me trupin që del bashkë me “sferën”. Gjyqtari vazhdon lojën, duke e cilësuar të rregullt si rast, teksa pamjet filmike i japin të drejtë.

10′ Ali Soue rrëzohet në zonë pas kontaktit me Pollozhanin, duke pretenduar penallti, por Koçi vijon lojën. Vendim i drejtë i arbitrit, pasi kemi të bëjmë me një dyluftim normal për topin.

51′ Radas kroson në zonë nga një goditje dënimi, Jashanica, në tentativë për ta goditur topin me kokë, rrëzohet pas duelit me Useinin. Për arbitrin Koçi nuk kemi të bëjmë me penallti, por rasti është në limitet e 11-metërshit dhe duhej akorduar.

77′ Zuka jep një top të gjatë në zonën korçare, aty ku Alvesh i lirë gjuan me kokë, por Shehi pret në pozicion. Anësori Doda ngre flamurin në pozicion jashtë loje, por pamjet filmike e tradhtojnë, pasi nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

skenderbeuflamurtari

83′ Lilaj rrëzohet pas një dueli me Siljanovski në krahun e majtë të sulmit, afër zonës së Flamurtarit. Nga ky faull vjen goli i Skënderbeut, por nuk kemi të bëjmë me goditje dënimi, pasi ndërhyrja e maqedonasit të vlonjatëve ndaj Lilajt ka qenë e pastër. Rrëzimi i mesfushorit korçar ka ngatërruar arbitrin Koçi, i cili gaboi në këtë rast.

89′ Vangjeli shkakton faull ndaj Bushiç, duke e shkelur në këmbën e djathtë, por arbitri Koçi nuk e sheh. Një rast shumë i diskutueshëm, me mbrojtësin që mund të ndëshkohej me të verdhë dhe, më pas, dilte automatikisht me të kuq, për shkak se ishte ndëshkuar më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"