Moviola/ Skënderbeu akuzoi arbitrin uellsian, në ndeshje munguan nga një penallti për të dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 21:38

Moviola/ Skënderbeu akuzoi arbitrin uellsian, në ndeshje munguan nga një penallti për të dy ekipet

Arbitri i ndeshjes së djeshme, uellsiani Evans është treguar mjaft i ashpër me futbollistët. Por, gjatë takimit, ka pasur dy raste të diskutueshme, ku gjyqtari mund të kishte akorduar dy 11-metërsh, nga një në favor të çdo ekipi.

skenderbeu jangboj

-Në minutën e 74-t të takimit, Demte kroson për Nimagën në qendër të zonës, i cili është pozicion jashtë loje, por arbitri anësor lejon vazhdimin e takimit. Lojtari i Skënderbeut rrëzohet nga një prej mbrojtësve, ndërkohë që kishte topin në zotërim dhe pretendon 11- metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori. Rast shumë i dyshimtë, por nga ajo që ofrojnë pamjet filmike kemi një moment ku mund të jepej 11- metërsh në favor të Skënderbeut.

-Në minutën e fundit të shtesës, Vangjeli rrëzon Asalen brenda zonës korçare, por në këtë moment arbitri akordon vetëm goditje këndi, edhe pse duket se kemi të bëjmë me 11- metërsh në favor të vendësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"