Moviola/ Rivënia fundore që solli acarime në Shkodër, ja interpretimi i rregullores (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 13:35

Moviola/ Rivënia fundore që solli acarime në Shkodër, ja interpretimi i rregullores (Video)

Në ndeshjen Vllaznia-Tirana, arbitri kryesor, Enea Jorgji, ka akorduar dy kartonë të kuq. Mirëpo, diskutimin më të madh e ka shkaktuar një rivënie fundore në zonën e Tiranës.

Enea Jorgji

-15′ Gurishta ndërhyn me takë ndaj Karabecit shumë rrezikshëm, por Jorgji e këshillon, ndërkohë që një rast të ngjashëm me Dajën në minutën e 4- t e ndëshkoi me karton. Nuk u ruajt i njëjti standard.

Tirana-Vllaznia

-25′ Rast i diskutueshëm për moviolë që “nxeh” shkodranët. Portieri Ilion Lika nis aksionin nga rivënia fundore dhe topi arrihet nga Çinari brenda zonës së 16-metrave. Ky i fundit del i vetëm përballë portierit në tentativë për të shënuar, por në moment vjen vërshëllima e kryesorit që ndal lojën.

Në këtë moment, shumë nga futbollistët shkodranë kanë protestuar te kryesori duke kërkuar prej tij që të vijonte loja, por në fakt, arbitri i FIFA-s ka vepruar drejt. Në interpretim të rregullores, topi i vënë në lojë nga rivënia fundore është aksion i rregullt vetëm në momentin kur sfera vihet në zotërim nga një futbollist tjetër i të njëjtit ekip apo i atij kundërshtar, por jashtë kufijve të zonës. Në të kundërt, rivënia fundore duhet të ripërsëritet, ashtu siç edhe ndodhi dje në Shkodër.

-30′ Konfrontimi mes Krymit e Hoxhallarit, kur pritej ekzekutimi i një goditjeje standarde në favor të Tiranës. Të gjithë lojtarët mundohen t’i ndajnë dhe arbitri nuk mendohet dy herë, u tregon të kuqin si mesfushorit të Vllaznisë, ashtu edhe mbrojtësit të Tiranës. I pari, si shkaktar i zënkës për ofendim dhe i dyti, që i përgjigjet dhe i afrohet brenda zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"