Moviola/ Prekja me dorë e Perisiçit, ja çfarë thotë ish-arbitri për penalltinë e kontestuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:04

Moviola/ Prekja me dorë e Perisiçit, ja çfarë thotë ish-arbitri për penalltinë e kontestuar

Penalltia e dhënë në fund të pjesës së parë në favor të Francës për një prekje me dorë të Ivan Perisiç, ishte shumë e kontestuar nga kroatët. Sulmuesi i Interit, që preku topin me dorë, ishte shumë pranë kundërshtarit francez, dhe për këtë arsye kroatët kërkonin që të mos jepej 11-metërsh.

1531668418_890302_1531669874_noticia_normal

Por, është Iturralde Gonzalez, ish-arbitri spanjoll, që në një analizë për “AS”, jep vlerësimin e tij për rastin e penalltisë. “Arbitri Pitana mori vendimin e duhur. Dora e Perisiç ishte penallti.”

Ndërkohë, tek goli i parë, është po i njëjti ish-arbitër që thekson, se faulli nga erdhi autogoli i Manxukiç nuk ishte, dhe ajo cilësohet si “dhuratë” për francezët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"