MOVIOLA| Pogradeci-Apolonia/ Paqartësi për një gol të anuluar, anësorët e bëjnë baltë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 23:39

MOVIOLA| Pogradeci-Apolonia/ Paqartësi për një gol të anuluar, anësorët e bëjnë baltë (VIDEO)

Ndeshja e djeshme në Pogradec, duke ditur rëndësinë e saj, iu besua Eldorjan Hamitit, i cili ka stemën e FIFA-s, por sërish gjykimi nuk ishte aty ku duhet, madje pati jo pak probleme.

bandicam-2020-06-20-17-04-53-322-400x220

Janë disa momente të diskutueshme, duke nisur me golin e anuluar të Pogradecit që në minutën e 5-të. Hamiti e anulon golin e Topllarit për një shtyrje ndaj një mbrojtësi të Apolonisë në zonë, por kontakti, nëse është vërtet, mund të jetë shumë i lehtë.

Tejet të dyshimta janë vendimet e dy asistentëve, sidomos Hoxhës, i cili ka ndalur në pozicion jashtë loje sulmuesin e Pogradecit, kur ai ishte dukshëm në pozicion të rregullt. Ky ishte një rast flagrant, por edhe në momente të tjera ai ka lënë dyshime. Edhe situatat me kartonët duhej të ishin menaxhuar më mirë nga gjyqtarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"