Moviola/ Pesë arbitra nuk bëjnë punë, Teutës i mohohet një 11-metërsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 22:04

Moviola/ Pesë arbitra nuk bëjnë punë, Teutës i mohohet një 11-metërsh

Edhe pse ka qenë një ndeshje me pesë gjyqtarë, ku nuk kanë munguar asistentët pas porte, sërish gabimet në gjykim kanë qenë prezente, madje deri diku kanë ndikuar edhe në rezultat. Në minutën e 40-të të takimit, Çyrbja arrin të futet bukur në zonën e Kukësit, por në momentin e fundit është qendërmbrojtësi Alla, ai që e tërheq duke e rrëzuar.

kukesi teuta

Por, kryesori Xhaja që është shumë pranë aksionit lejon vazhdimin e lojës. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një 11-metërsh të pastër në favor të Teutës, që është mohuar. Në këto momente, rezultati i takimit ishte 2- 0 në favor të Kukësit dhe goli i durrsakëve mund t’i kishte dhënë një tjetër rrjedhë takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"