MOVIOLA/ Përballja Ibra-Lukaku, flet eksperti i gjykimit: Të drejta vendimet e arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 13:45

MOVIOLA/ Përballja Ibra-Lukaku, flet eksperti i gjykimit: Të drejta vendimet e arbitrit

Përballja fizike dhe përballja verbale, akuzat dhe kundër akuzat. Për këtë konfrontim të ndodhur midis Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakut në fundin e pjesës së parë të çertekfinales së Kupës së Italisë, ka folur ish-arbitri dhe njëkohësisht specialist gjykimi, Graciano Çezari në mikrofonat e “SportMediaset” i cili ka dhënë mendimin e tij në moviolë:

204416874-18c562f1-6738-468f-8f5c-ba6446f72072

Vendimet e arbitrit Paolo Valerit – “Mendoj se janë vendime të drejta të marra nga një arbitër me shumë eksperiencë siç është ai, dhe i cili njeh mjaft mirë lojtarët dhe temperamentet e tyre. Kartoni i verdhë ishte vendimi i saktë si për Ibrahimoviç ashtu edhe për Lukakun, kontakti i tyre fizik nuk ishte për karton të kuq, ishte një kokë më kokë i cilësuar jo i dhunshëm. Arbitri nuk ka ndërhyrë në kontaktin e tyre verbal, pasi ose nuk e ka dëgjuar ose nuk i ka kuptuar mirë fjalët në gjuhën angleze. Ai ka vlerësuar në bazën e saj që ai ka parë.”

Konfrontimi verbal pranë tunelit – “Edhe në këtë rast, nëse Valeri do të kishte dëgjuar ose parë atë rast duhej të kishte ndërhyrë. Duhet të kishte thirrur dy kapitenët e të dyja skuadrave për t’i komunikuar masat që do të merrte për Ibrahimoviç dhe Lukakun.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"