Moviola për Tirana-Kukësi, mungon një penallti dhe një karton i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 22:46

Moviola për Tirana-Kukësi, mungon një penallti dhe një karton i kuq

Ka qenë një ndeshje me disa probleme për gjashtëshen e gjykimit. Kryesori Eldorian Hamiti ka gjykuar me një standard, që nuk u ka pëlqyer bardhebluve. Janë disa raste në takimin e djeshëm, duke filluar nga penalltia e dhënë, një penallti e kërkuar.

muci lulaj

Minuta e 16-të: Penallti për Kukësin. Top i gjuajtur keq nga Leira mbetet në baltë në krahun e djathtë të zonës së Bekajt. Lulaj dhe portieri kërkojnë të zotërojnë topin, ndërsa ka kontakt. Hamiti vendos për penallti. Protestojnë bardheblutë, por gjyqtari thotë që portieri ka penguar me duar lojtarin e Kukësit. Pamjet nuk ndihmojnë, por me shumë mundësi është penallti. Vendim i drejtë.

Minuta e 22-të: Tirana kërkon penallti pas një pengimi në zonë të Seferit nga ana e Kurdiçit. Gjyqtari thotë jo, nuk ka penallti. Pamjet tregojnë se lojtari i Kukësit është i shtrirë në tokë me kurriz nga lojtari i Tiranës, që pengohet në kapërcim e sipër të mbrojtësit kundërshtar. Me standardin e sotëm jepet penallti. Gabim i gjyqtarit.

Minuta e 33-të: Rast i dyshimtë në favor të Tiranës, Lulaj ndërhyn keq ndaj Kalesë. Nuk ka faull. Edhe pse ka faull Hamiti shpëton nga i kuqi Lulajn, që e kishte një të verdhë, por nuk ndëshkon as Kalenë për simulim. Gjyqtari Hamiti ka falur në disa raste Kurdiçin. Mund të ketë bërë shumë faulle, por nuk u ndëshkua asnjëherë. Në minutën e 44-t, ndërhyrje ndaj Muçit. Duhet të ishte karton i verdhë, por gjyqtari e toleron. Edhe në minutat 51’, 79’, 89’ lojtari falet nga kryesori. Në rastet e pjesës së dytë nuk llogariten dy faullet e parë që zakonisht i falen çdo lojtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"