MOVIOLA/ Penalltia e saktë, por tolerohet trajneri i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 8:56

MOVIOLA/ Penalltia e saktë, por tolerohet trajneri i Teutës

Bylisi-Teuta u gjykua nga arbitri Erjon Bastari dhe rastet për moviolë nuk munguan. Rasti flagrant ishte penalltia e dhënë për Teutën, minuta 29.

PENALLTIA

Pas një gjuajtje nga këndi nga e majta e sulmit durrsak, Nebihu gjatë dyluftimit në zonë me Arapin e tërheq për krahu kapitenin e Teutës, i cili menjëherë bie në fushë. Arbitri akordon penallti. Vendim i drejtë, pasi lojtari i Bylisit u tregua naiv me veprimin. Arapin mund ta kishte kontrolluar trup me trup.

Trajneri Martini në dy raste u fut në fushë duke protestuar për vendimet e gjyqtarit Btastari, i cili u tregua pa autoritet duke mos e ndëshkuar trajnerin e Teutës për veprimet e bëra. Ballshiotët kanë pretenduar për një ofendim të Emiljano Vilës ndaj Antonit, që u kalua pa ndëshkim.

Nga transmetimi i ndeshjes nuk mund të shihej një gjë e tillë, ku vetëm aktorët në fushë mund ta vërtetojnë nëse ka ndodhur.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"