MOVIOLA/ Penalltia e rregullt për Tiranën, por mungon dhe një karton tek bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 8:31

MOVIOLA/ Penalltia e rregullt për Tiranën, por mungon dhe një karton tek bardheblutë

Ka qenë një ndeshje e qetë ajo e zhvilluar në Kamzë mes Kastriotit dhe Tiranës. Gjykonte Indrit Myrtja me ndihmës Orgest Grabovën, Maringlen Llukmanin e Mario Shabanajn. Sfida ka shkuar shumë mirë, aq sa nuk ka pasur asnjë karton të verdhë. Gjithsesi, Myrtja mund të kishte ndëshkuar Hoxhallarin për një faull në pjesën e parë, por e fali. Rasti i vetëm i takimit ishte penalltia e minutës së 20-të në favor të Tiranës.

seferi

MINUTA E 20-të – Penallti për Tiranën. Inkursion i Seferit që futet në zonë, por Sokol Neziri prek sferën me dorë. Pamjet filmike janë të qarta. Lojtari i krutanëve e ka prekur topin me dorë dhe vendimi i gjyqtarit është i drejtë. Ama krutanët pretendojnë se penalltia duhej përsëritur sepse Ismajlgeci është futur në zonë pa u gjuajtur topi.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"