Moviola/ Penalltia e mohuar për Xhekon, Lorik Cana thotë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2018 | 23:47

Moviola/ Penalltia e mohuar për Xhekon, Lorik Cana thotë se…

Në Olimpico, pati edhe dy raste për moviolë, të cilët lojtarët e Romës i kërkuan me ngulm gjatë ndeshjes. I pari është ai i Xhekos, që u sinjalizua për pozicion offside, por nga përsëritja duket se boshnjaku ishte në pozicion të rregullt. Ai e ndoqi topin dhe vazhdoi lojën, duke pësuar edhe një faull nga portieri Karius brenda zone, por arbitri kishte ngritur më herët flamurin për pozicion të parregullt. Ish-Kapiteni i Shqipërisë ka thënë se është penallti rasti i Xhekos dhe se nuk ka qenë aspak pozicion jashtë loje gjatë aksionit. sipas tij anësori ka gabuar rëndë në atë moment, në Tring pas ndeshjes.

el sharaui

Rasti tjetër ishte ai i El Sharauit që shumë pranë portës, godet por topi i tij ndalet dukshëm me dorë nga Aleksander Arnold. Por, për arbitrin nuk ka asgjë.

Penalltia e El Sharauit

 

Pozicioni jashtë loje i Xhekos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"