Moviola/ Penalltia e gabuar për Vllazninë, por në fillim i mohohet një tjetër (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 9:50

Moviola/ Penalltia e gabuar për Vllazninë, por në fillim i mohohet një tjetër (Video)

Një ndeshje me shumë raste të diskutueshme, ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, ku Sokoli dhe të tijtë gabuan dhe ndikuan drejtpërdrejt në rezultat. Rasti i penalltisë së akorduar ishte më flagranti, por le t’i analizojmë me radhë në hark kohor.

vllaznia flamurtari

Në minutën e tretë, Vllaznia ekzekuton një faull me skemë dhe Çinari nga e djathta depërton në zonë. Mes tij dhe Mersinit ka një kontakt, pasi mbrojtësi i vlonjatëve e shtyn me dorë. Gjyqtari nuk është i bindur, ndoshta për faktin që Çinari shkon i çekuilibruar në zonë, por sigurisht që kontakti mes tij dhe lojtarit ekziston dhe Mersini nuk është i interesuar për topin, por për t’i prishur ekuilibrin lojtarit.

Në të 35, pretendojnë për 11 -metërsh shkodranët, pasi mendojnë që Mersini devijon topin me dorë pas krosimit nga e djathta, por nga pamjet, shihet që topi përplaset në këmbë. Rasti flagrant i ndeshjes ndodh në fundin e pjesës së parë kur akordohet 11- metërsh për Vllazninë.

Penalltia e Vllaznise

Xhufo ndërhyn ndaj Markut jashtë zone, por mbrojtësi shkodran rrëzohet në zonë dhe Sokoli jep penallti. Pamjet e tradhtojnë sepse ndërhyrja është jashtë zonës. Vllaznia penalizohet në fund pasi akordohet një pozicion jashtë loje inekzistent për Gilman Likën.

Këtë herë gabon anësori, por në vazhdim të aksionit, Orelesi goditi topin që u përplas në këmbët e Bicajt. Në të 88 pretendohet prekje e topit me dorë nga Gocaj, por shihet qartazi që topi i shkon në trup.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"