Moviola/ Partizanit i mungon një penallti, shikoni çfarë thotë Jemini për golin e Bardhit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 23:08

Moviola/ Partizanit i mungon një penallti, shikoni çfarë thotë Jemini për golin e Bardhit…

Java e 11-të është mbyl lur pa shumë gabime nga gjyqtarët. “Panorama Sport” sjell ekskluzivisht moviolën për ndeshjet e mbyllura dje nga ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini.

jemini

I vetmi rast në të cilin arbitrat kanë gabuar, ka qenë ai në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, ku kemi të bëjmë me një 11-metërsh të padhënë për skuadrën e kuqe. Ndërsa në ndeshjet e tjera vendimet kanë qenë të drejta dhe arbitrat nuk kanë ndikuar në rezultat.

Kukësi – Partizan 1-2

Gjyqtarë: A.Koçi, D.Rrexha, R.Çokaj/ pas porte: K.Shahini, O.Kuka

8′ Kale arrin të kontrollojë një top në zonën e Partizanit dhe mbulohet nga Malota, i cili e tërheq futbollistin e Kukësit që nga momenti i parë, kur ai mban topin dhe deri sa e rrëzon. Vendimi i arbitrit kryesor për të dhënë 11-metërsh në favor të Kukësit është i rregullt.

malota goli

21′ Një krosim i Trashit nga një goditje dënimi gjen Malotën në zonën kuksianë. Mbrojtësi tenton të gjuajë me këmbë, por nuk ia del dhe më pas topi i përplaset në dorë dhe shkon në drejtim të Bardhit dhe ky i fundit e shtyn në rrjetë. Vendësit kanë pretendime për gol të parregullt, pasi topi është prekur me dorë nga mbrojtësi i Partizanit, por në pamjet filmike duket qartë se dora e Malotës është në pozicion natyral dhe nuk kemi të bëjmë me goditje dënimi. Pra, vendimi i arbitrit për të vazhduar lojën ka qenë i drejtë.

73′ Krosim në zonën e Kukësit dhe Krasniqi i Partizanit tërhiqet nga Alla. Në këtë rast kemi të bëjmë me një faull në favor të Partizanit dhe 11-metërsh të mohuar. Por, gjyqtari ka lejuar vazhdimin e lojës duke gabuar.

Bardhi

 

85′ Bardhi, në një dyluftim për Kalen në mesfushë, merr një goditje me bërryl nga ky i fundit. Por, arbitri i linjës Rexha akordon goditje dënimi në favor të Kukësit, ndërkohë që kemi të bëjmë me goditje dënimi në favor të Partizanit.

Luftëtari – Laçi 1-1

Gjyqtarë: J.Xhaja, I.Tartari, G.Qirici

30′ Lamçe jep një pasim të saktë për Shalën, i cili, në qendër të zonës mike, arrin të driblojë Shalën, që i ndërhyn me shpejtësi. Sulmuesi i Luftëtarit rrëzohet dhe pretendon për 11-metërsh. Por, në pamjet filmike, rezulton se lojtari i kurbinasve fillimisht ka prekur topin dhe, më pas, këmbët e futbollistit kundërshtar, ndaj vendimi për të mos akorduar penallti nga ana e gjyqtarit ka qenë i rregullt.

54′ Rrëmujë brenda zonës gjirokastrite, topi shkon te Rexhinaldo, që godet me të majtën dhe rrëzohet pas kontaktit me Zguron. Arbitri vazhdon lojën. Veprim i drejtë i Xhajës.

89′ Nika gjuan fort në drejtim të portës së Luftëtarit dhe Ruçi arrin të grushtojë topin, që shkon te Gjoni, i cili me kokë nuk gabon dhe shënon golin e barazimit. Gjirokastritët pretendojnë për pozicion jashtë loje të mbrojtësit laçian, por pas kthimit të topit nga portieri duket se ai është në pozicion të rregullt.

Teuta – Vllaznia 1-0

Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, M.Qose

44′ Orelesi, i ardhur në ndihmë të sulmit të Vllaznisë, rrëzohet në zonë pas një kontakti me Latifin. Shkodranët pretendojnë për 11- metërsh, por në pamjet filmike duket qartë se ndërhyrja e lojtarit të Teutës ka qenë e rregullt dhe vendimi i arbitrit për të vazhduar lojën i drejtë.

Skënderbeu – Kamza 1-1

Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi, D.Myftari

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

Lushnja – Flamurtari 0-1

Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, A.Mahmutaj

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"