MOVIOLA| Partizani-Teuta/ Gjyqtari Hamiti i fal kartonin e kuq portierit Frashëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 8:29

MOVIOLA| Partizani-Teuta/ Gjyqtari Hamiti i fal kartonin e kuq portierit Frashëri

Partizani-Teuta u gjykua me 6 arbitra, ku kryesor ishte lezhjani me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti. Rasti flagrant për moviolë i këtij takimi u regjistrua në minutën e 9-të, ku arbitri i fal kartonin e kuq portierit të Teutës.

bandicam 2020-03-04 17-10-29-295

Portieri Frashëri i kërkon llogari Hoxhës dhe Todorovskit për gabimin te rasti i Braunit. Ata i përgjigjen me fjalë dhe në zhvillim e sipër portieri i vë duart në fyt Todorovskit dhe më pas me dorën në fytyrë e shtyn.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kapitenit Arapi që vë rregull në prapavijë. Por, arbitrat kanë gabuar në këtë rast, si kryesori Hamiti dhe Laver Alla që ishte gjyqtarë të linjës, pasi portieri kreu gjest antisportiv dhe me rregullore ndëshkohet me karton të kuq, ndonëse bëhet fjalë për një shok skuadre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"