MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Ndërhyrje brutale ndaj Brojës, Bajramaj “shpëton” Shehun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 14:11

MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Ndërhyrje brutale ndaj Brojës, Bajramaj “shpëton” Shehun

Partizani-Laçi u gjykua nga Kreshnik Bajramaj, i cili e menaxhoi më së miri ndeshjen, bashkë me asistentët e tij Dojando Myftari dhe Mariglen Llukmani.

Cinari goli logo
Megjithatë, i vetmi moment që kryesori nuk reagoi si duhet ishte ai i minutës së 38-të. Mesfushori Julian Shehu bëri një ndërhyrje brutale ndaj Ron Brojës së Partizanit. Edhe pse Bajramaj ishte afër aksionit, çuditërisht e konsideroi një faull normal, duke mos e ndëshkuar me karton të verdhë Shehun.

Mirëpo, pa u mbyllur pjesa e parë, i njëjti lojtar u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyrjeje tjetër. Kësisoj, nëse do të merrte më parë karton, rrezikonte të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"