MOVIOLA/ Partizani-Laçi, mungon një penallti dhe një karton i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 11:52

MOVIOLA/ Partizani-Laçi, mungon një penallti dhe një karton i kuq (VIDEO)

Partizani-Laçi u mbyll në barazim 1-1 në një sfidë mjaft të luftuar ku nuk mungoi tensioni dhe polemikat. ”Panorama Sport” iu sjell moviolën e kësaj sfide: 

partizani laci

32’ – Musta pengon Deliun në zonë. Arbitri e sheh në VAR dhe akordon penallti të drejtë për Laçin.

39’ – Deliu ndërhyn ndaj Rrapajt në zonë. Arbitri konsultohet me VAR-in dhe bindet se nuk është penallti, pa pasur nevojën ta shohë vetë, megjithëse është moment shumë i ngjashëm me penalltinë e Laçit. Moment i interpretueshëm, që has kontestime.

48’ – Deliu kap nga fanella Rrapajn dhe ndal aksion të shpejtë. Arbitri akordon faull dhe nuk e ndëshkon Deliun me karton. Më pas lojtarët konfliktohen me njëri-tjetrin dhe Xhaja i ndëshkon të dy me të verdhë. Nëse Deliu do të ndëshkohej që në fillim, ngjarjet do të rridhnin ndryshe.

50’ – Rrapaj ndal Mazrekajn nga fanella dhe ndalon aksion të rrezikshëm për Laçin. Mungon i verdhi i dytë për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"