MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Arbitri veproi drejt për penalltinë, gabimet ishin tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 17:26

MOVIOLA| Partizani-Laçi/ Arbitri veproi drejt për penalltinë, gabimet ishin tek…

Partizani-Laçi ishte vlerësuar si kryendeshja e javës, ku përveç eksperimentimit të sistemit VAR, por pa ndikim te ndeshja, gjykimi u bë me 6 arbitra në fushë. 

laver alla partizani laci

Kryesor ishte Laver Alla i Kolegjiumit të Lushnjës, me asistentë Bregasin dhe Dodën nga kryeqyteti, ndërsa arbitra pas porte ishin Kridens Meta dhe Klodian Shahini. Në përgjithësi, takimi shkoi mirë, por pati edhe disa raste për moviolë, por që nuk ndikuan në rezultat.

Në minutën e 62-të Asani pretendon për penallti, pasi topi u ndal në duart e Ignjatoviçit, por që i kishte të mbledhura. Alla veproi drejt, duke vijuar lojën. Në minutën e 69-të Asani afër këndit ka një dyluftim me Turkajn. Ky në rënie e tërheq Asanin për bluze, por gjyqtari e jep në favor të Laçit.

Rasti ndodhi para syve të anësorit Bregasi, i cili nuk e ndihmoi kryesorin dhe kjo solli irritimin e Asanit që ndëshkohet me karton të verdhë për protestë. Në minutën e 71-të Domgjoni shkakton një faull taktik ndaj Brojës, por Alla i fal të verdhin. Mbrojtësi i Laçit, gjithsesi, e mori kartonin e verdhë, por në minutën e 80-të, ku kryesori i numëron edhe rastet që e kishte falur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"