MOVIOLA, PARTIZANI-KAMZA/ Gjyqtari gaboi në disa raste, u tregua “kursimtar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 10:33

MOVIOLA, PARTIZANI-KAMZA/ Gjyqtari gaboi në disa raste, u tregua “kursimtar”

Gjykimi i Andi Koçit u kontestua shumë nga Kamza në përfundim të ndeshjes, por gabimet e gjyqtarit kishin të bënin për të dyja ekipet. Gjithsesi, duhet pranuar se arbitri e kurseu Partizanin në dhënien e disa kartonëve, që edhe mund të ndryshonin rrjedhën e lojës. Në minutën e katërt nuk ndëshkohet ndërhyrja e Trashit.

45301298_947731142087949_5489972367641804800_o

Në minutën e 34-t mund të akordonte edhe penallti për Partizanin te rasti i gjuajtjes së Malës, pasi ndërhyrja e Idrizajt ishte te këmbët e mesfushorit. Në të 35-ën anulon golin e Bardhit, pasi Çinari ishte jashtë loje. Në minutën e 61-të arbitri i kurseu Ibrahimit kartonin e verdhë, që mund të ishte i dyti. Në disa në minutën e 84-t, Belica tërheq Roloviçin që do shkonte drejt portës, por arbitri nuk jep as goditje dënimi për Kamzën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"