Moviola/ Partizani e Kukësi në shënjestër, u mohohen penallti. Ziri e Hamiti “gabime” trashanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 17:17

Moviola/ Partizani e Kukësi në shënjestër, u mohohen penallti. Ziri e Hamiti “gabime” trashanike

Kur kampionatit po i vjen fundi, po lemikat për gjyqtarët sa vijnë e shtohen. Në fund të javës së 31-të, Partizani është skuadra më e penalizuar, pasi i është mohuar një penallti e pastër dhe anuluar një gol i rregullt në ndeshjen e luajtur ndaj Lushnjës në transfertë. Kukësit gjithashtu i është mohuar një 11-metërsh në Korçë përballë Skënderbeut.

lushnja partizani

LUSHNJA – PARTIZANI 1-1

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu Takimi Lushnja-Partizani i ishte besuar një tresheje nga Fushë- Kruja, me kryesor Blerim Zirin dhe ndihmës të tij Veseli dhe Burgu. Gjyqtari i katërt ishte ndërkombëtari Juxhin Xhaja.

-Në minutën e 34-t, anë- sori Burgu sinjalizon gabimisht për një pozicion jashtë loje të Çanit, duke ndërprerë një aksion goli.

-Në minutën e 64-t, Asani depërton në zonën e Lushnjës, Marku e tërheq nga fanella dhe sulmuesi bie në tokë. Gjyqtari dhe anësori Veseli kanë pamje të qartë, por gabojnë duke i mos dhënë penallti në favor të Partizanit, edhe pse në pamjet filmike duket se kemi të bëjmë me një rast flagrant.

lushnja partizani

-Në minutën e 70-të, Ziri akordon një penallti të dyshimtë për Lushnjën, që më shumë nuk ishte, pasi Papa bie në fushë sapo i ngjitet në trup Mala. -Në minutën e 82-të, Partizani shënon me Ramadanin, por goli anulohet nga gjyqtari anësor, ndonëse pasimi i Ibrahimit e gjen autorin e golit në pozicion të rregullt. Gabon arbitri Ziri dhe asistenti i tij Veseli.

SKËNDERBEU – KUKËSI 0-1

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simon

-Momenti i parë i diskutueshëm është në minutën e 12-të, kur Guri merr një top nga mesfusha e skuadrës së tij dhe në hyrje të zonës arrin ta kontrollojë, ku mbulohet nga Aliti. Sulmuesi arrin të avancojë dhe të futët brenda zonës korçare, por Aliti ngatërrohet fillimisht me këmbët e tij dhe rrëzohet duke rrëzuar edhe sulmuesin e Kukësit. Një 11- metërsh i pastër, por për gjyqtarin kryesor dhe atë të linjës, që kanë pasur pamje të qartë të aksionit, gjithçka është e rregullt dhe vazhdojnë lojën, duke gabuar në vendimin e tyre.

guriii

-Rasti i dytë është në minutën e 29-të, kur Guri në kufijtë e zonës së Skënderbeut gjuan në drejtim të portës dhe topi ndalet me dorë nga Osmani, që i ndryshon drejtimin. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një 11- metërsh të mohuar për Kukësin.

-Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ka marrë kartonë të verdhë në minutën e 76-të të takimit, por ka protestuar ashpër te kryesori i takimit. Siç duket në pamjet filmike, nuk mungojnë ofendimet, megjithatë arbitri nuk e ndëshkon me karton të kuq.

LUFTËTARI – FLAMURTARI 2-1

Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi, D.Agaraj

-I vetmi rast për moviolë në këtë ndeshje ka qenë ai i minutës së 93-të, kur Bicaj pas një krosimi në zonën e Luftëtarit arrin të shënojë në pamje të parë me kokë. Por, kryesori me ndihmën e anë- sorit e anulon golin e mbrojtësit të vlonjatëve dhe e ndëshkon atë me kartonë të verdhë. Në pamjet filmike duket qartë se Bicaj e ka shtyrë topin në rrjetë me dorë dhe vendimi i kryesorit është i saktë, i pranuar edhe nga vetë futbollisti.

VLLAZNIA – LAÇI 1-0

Gjyqtarë: K.Kola, N.Bregasi, A.Shkreta

Vendime të drejta ato që morën gjyqtari Andi Koçi dhe ndihmësit e tij në ndeshjen e djeshme Vllaznia-Laçi.

-Që në minutën e gjashtë tregohet i saktë për të akorduar 11-metërsh për shkodranët dhe karton të kuq për Sefgjinin. Lojtari i Laçit e prek topin dukshëm me dorë dhe i ndryshon drejtimin. Ai ishte gol i sigurt dhe Sefgjini e meritoi kartonin e kuq. Minuta në të cilën ndodhi rasti nuk ndikon aspak për të toleruar. Dhe kjo mjafton të shihet në momentin kur Kola me të drejtë “fal” Shtubinën në minutën e parë, i cili ndërhyn ashpër nga mbrapa ndaj Çinarit. Por i tregon orën duke thënë se ishte shumë shpejt për t’i dhënë të verdhë.

-Në minutën e 20-të, Vucaj dhe Çinari kapen në pozicion jashtë loje dhe vendimi i anësorit është i drejtë. Në të 30-ën, Malota ndërhyn ashpër ndaj Uzunit dhe ky i fundit kërkon të verdhë për mbrojtësin. Por gjyqtari i thotë se ishte duke shkuar në anësore dhe jo drejt zonës. Rasti tjetër i diskutueshëm është në minutën e 66-të, kur Shtubina pretendon penallti pas ndërhyrjes së Sherrit. Por aksioni u ndërpre për pozicion jashtë loje dhe gjithashtu vendimi këtu është i drejtë. Diskutimi nëse ka prekje me portierin apo jo nuk vlen, pasi loja u ndërpre përpara se të ndodhte.

TEUTA – KAMZA 3-3

Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, D.Myftari/ pas portave: E.Sino, O.Ferataj

Në këtë ndeshje ku ka pasur shumë konkurrencë dhe janë shënuar gjashtë gola, nuk ka pasur raste për moviolë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"