Moviola| Partizani-Apolonia/ Penalltia e fierakëve ishte e drejtë, por ka dyshime për pozicion jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 21:00

Moviola| Partizani-Apolonia/ Penalltia e fierakëve ishte e drejtë, por ka dyshime për pozicion jashtë loje

Sfida mes Partizanit dhe Apolonisë u vendos vetëm në sekondat e fundit, kur gjyqtari Roxhers Muska akordoi një penallti për ekipin fierak. 11-metërshii akorduar nga kryesori Muska erdhi pas një prekjeje me dorë të pavullnetshme të mesfushorit Broja. 
PENALLTIA
Aksioni kur Broja prek topin me dorë

Megjithatë, rregullorja parashikon se çdo prekje topi me dorë, kur krahu është më lart se lartësia e shpatullës, akordohet penallti, qoftë dhe prekje e pavullnetshme.

Broja në atë episod ishte i pafat, pasi krahu i tij ishte në pozicion mbi shpatull, madje në aksionin që solli 11-metërshin, pamjet filmike tregojnë se mesfushori ka protestuar te arbitri përpara se topi të përfundonte në dorën e tij. Penalltia e akorduar nga gjyqtari Muska është e drejtë dhe Apolonia përfitoi duke shënuar me anë të Zaimajt.
11111111
Momenti kur dyshohet se lojtari i Apolonisë Jeboah mund të ketë qenë para në
pozicion jashtë loje para dhënies së penalltisë

Dyshimi i vetëm është në momentin kur topi ka shkuar te lojtari i Apolonisë, Jeboah, i cili mund të jetë në pozicion jashtë loje. Megjithatë, për këtë rast pamjet filmike nuk janë aq të qarta për të përcaktuar nëse Hakaj mbante në lojë Jeboah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"