Moviola nga Graham Poll/ Pitana u mashtrua vetëm një herë, çdo vendim tjetër i saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 20:27

Moviola nga Graham Poll/ Pitana u mashtrua vetëm një herë, çdo vendim tjetër i saktë

Kroacia, mjeshtre e arteve të errëta u dënua prej një simulimi, i cili mashtroi Nestor Pitanën, arbitrin argjentinas. Antuan Grizman priti një faull të Marselo Brozoviçit dhe i palosi këmbët pas tij. Mënyra se si ai fluturoi me të dyja këmbët e mbështjella, ishte një shenjë treguese për çdo arbitër me përvojë, kështu që unë u habita pak që Pitana ra pre.

Pitana

Ajo goditje dënimi solli golin e parë. Disa e vunë në dyshim nëse goli duhet të kishte qëndruar me Pol Pogbanë në pozicion jashtë loje. Por, Pogba nuk e preku topin dhe nuk ndërhyri në aksion, kështu që goli qëndroi me të drejtë. Penalltia – Më vonë gjatë kësaj pjese të parë, Franca fitoi një goditje këndi, të cilët Blez Matuidi e devijoi me kokë dhe topi përfundoi në krahun e Ivan Perisiçit.

Pitana dhe skuadra e tij në fushë nuk e panë ndërprerjen e aksionit, i cili ishte një shkelje e rëndë e rregullores dhe vendimi për t’u konsultuar me VAR-in ishte korrekt. VAR-i bëri punën e tij, duke sugjeruar që arbitri kryesor të rishikonte pamjet televizive dhe të vendoste vetë.

Ishte zhgënjyese që pati probleme teknologjike në momentin që Pitana u prezantua përpara monitorit për të parë pamjet. Pati shumë debat në lidhje me atë nëse ishte një prekje e qëllimshme e topit me dorë apo jo, por lëvizja e krahut në drejtim të topit do të thotë se ajo ishte e qëllimshme dhe penalltia ishte vendimi i drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"