Moviola / Nga Gjirokastra në Kukës, arbitrat nuk u ndahen gafave. Mungojnë 3 penallti në “Zeqir Ymeri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 17:59

Moviola / Nga Gjirokastra në Kukës, arbitrat nuk u ndahen gafave. Mungojnë 3 penallti në “Zeqir Ymeri”

Gjyqtarët sërish nën “akuzë”, edhe pse me gabime që ndoshta nuk kanë ndikuar direkt në rezultatet e ndeshjeve. Java e 29-të e Kategorisë Superiore, mbi të gjitha kishte dy sfida shumë delikate, Kukësi-Partizani dhe Teuta-Vllaznia. Për ndeshjen e luajtur në “Zeqir Ymeri”, sektori i gjykimit në FSHF kishte caktuar gjashtë arbitra, me kryesor vlonjatin Klajdi Kola, që në fakt i përket kolegjiumit të Tiranës. Nëse shikon rezultatin 4-0, duket e kotë të merresh me gjykimin, mirëpo gafat kanë qenë evidente në të paktën tre raste.

Fillimisht i është mohuar një penallti Kukësit në minutën e 44-t, kur sulmuesi Sindrit Guri, u rrëzua në zonë pasi dribloi portierin Alban Hoxha. Ndërsa, në startin e pjesës së dytë, Kola nuk akordoi një 11-metërsh neto në favor të Partizanit, pasi Jurgen Bardhi u pengua nga gjeorgjiani Dzaria. E veçanta e këtij rasti ishte se ndodhi nën “hundët” e Kridens Metës, i cili në Kukës ishte si arbitër linje. Mirëpo, gjyqtari tiranas nuk sinjalizoi kryesorin për penallti. Kulmi arriti në fund kur Kola i mohoi një tjetër penallti Kukësit.

gjyqtaret

TË TJERAT

Polemika më shumë pati nga drejtuesit e Kamzës, që pretendojnë për një penallti të padhënë nga kryesori Eldorian Hamiti në minutën e 86-të. Sulmuesi Sebino Plaku gjuan drejt portës dhe topi devijohet me dorë nga mbrojtë- si Fidan Aliti, por Hamiti vazhdon lojën dhe pamjet filmime i japin të drejtë. Distanca mes dy lojtarëve dhe dora e mbledhur e kosovari të Skënderbeut nuk plotësojnë kriteret e një penalltie. Nga ana tjetër, 11-metërshi i dhënë në favor të Skënderbeut, ishte më shumë një “vjedhje” e sulmuesit Xhejms.

Këtu ndikoi pa dyshim ndërhyrja me dorë e Zguros ndaj nigerianit, që menjëherë u rrë- zua pas kontaktit. Gafa pati edhe në Gjirokastër, aty ku e gjithë treshja e arbitrave ka përgjegjësi për dy raste flagrante. Fillimisht, është anësori Doda që anulon një gol të rregullt të Luftëtarit, ndërsa më pas asistenti tjetër, Zajmi, lejon vazhdimin e një aksioni në pozicion jashtë loje të gjirokastritëve. Nga ky moment vjen edhe 11-metërshi për Luftë- tarin, që gjithashtu është i dyshimtë, në një kohë që Xhaja është thuajse 20 metra larg aksionit. Gjithsesi, ishte i bindur për vendimin. Në takimet e tjera nuk pati probleme.

skenderbeu kamza

KUKËSI-PARTIZANI 4-0

Gjyqtarë: K.Kola, R.Avdo, N.Bregasi / K.Meta dhe B.Ziri; Kryendeshja e javës u gjykua nga 6 arbitra me kryesor Klajdi Kolën. Mungojnë dy penallti, nga një për secilin ekip.

* Në minutën e 42-të, Çani pretendon për penallti për një prekje të topit me dorë nga Shameti. Pamjet filmike tregojnë se në momentin e dyluftimit, këmba e Çanit shkon te dora e Shametit, që më pas prek në mënyrë të pavullnetshme topin. Vendim i drejtë i kryesorit, që nuk jep 11-metërsh në favor të Partizanit

* Në minutën e 44-t, Guri rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së portierit Hoxha. Këtu kryesori gabon, pasi nuk akordon penallti. Kemi të bëjmë me 11-metërsh për Kukësin dhe duhej dhënë karton i verdhë për Hoxhën.

* Në minutën e 51-të, Bardhi futet në zonë, por pengohet nga Dzaria në pjesën e kaviljes. Gjyqtari vazhdon lojën, ndërsa nuk ndihmohet as nga arbitri i linjës, Meta, që ishte fare pranë aksionit. Gafë trashanike, teksa kemi të bëjmë me një 11-metërsh të pastër.

SKËNDERBEU-KAMZA 3-2

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simoni

Shumë polemika për gjykimin e kësaj ndeshjeje, por pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit Hamiti për dy raste flagrante.

* Në minutën e 26-të, Xhejms driblon Zguron brenda zonës dhe ky i fundit i vendos dorën, duke e penguar. Sulmuesi nigerian rrëzohet menjëherë, duke “vjedhur” një penallti. Fillimisht anësori Simoni, që ka një pamje më të qartë, bën me shenjë për rivënie fundore, por kryesori Hamiti, edhe pse i ndodhur larg aksionit, akordon 11-metërsh.

* Në minutën e 86-të është rasti më i kontestuar i takimit. Plaku tenton të godasë drejt portës, por topi devijohet me dorë brenda zonës nga Aliti. Gjyqtari nuk akordon penallti, por vijon lojën. Distanca e afërt mes lojtarëve dhe dora e mbledhur e mbrojtësit të Skënderbeut tregon qartë se nuk kemi të bëjmë me një penallti.

* Në minutën e 89-të Trashi mban nga fanella në zonë mbrojtësin Zderiç dhe e rëzon. Penallti neto për Kukësin, por Kola vazhdon lojën.

LUFTËTARI-LAÇI 2-1

Gjyqtarë: J.Xhaja, E.Doda, R.Zajmi (Tiranë)

Një gol i anuluar pa të drejtë dhe një penallti që vjen nga një aksion në pozicion jashtë loje. Juxhin Xhaja, Ergin Doda dhe Rejdi Zajmi kanë gabuar të tre në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër.

* Në minutën e 15-të, pas një topi të gjatë në zonë, Qaqi i Laçit devijon me kokë te Shkurtaj i Luftëtarit, që pason menjëherë te Rroca dhe ky i fundit shënon. Anësori Doda ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Këtu gabon, sepse topin e kthen kundërshtari dhe rregullorja thotë që lojtari mbrojtës, që ka mundësi të luajë me topin, edhe pse Shkurtaj është në pozicion jashtë loje, i duhet cilësuar goli rregullt.

* Në minutën e 60-të, pas një topi të Xheksonit, Shkurtaj del i lirë dhe rrëzohet në zonë. Xhaja jep penallti, por aksioni është në pozicion jashtë loje, teksa gabon anësori Zajmi. 11-metërshi është gjithashtu shumë i diskutueshëm, edhe pse portieri pengon avancimin e sulmuesit.

* Në minutën e 82-të Laçit iu anulua një gol, por Xhaja këtu veproi drejt, pasi Gjoni bëri faull ndaj portierit të Luftëtarit.

LUSHNJA-FLAMURTARI 0-2

Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Barushi, M.Dervishi

9′ Flamurtari shënon me Pollozhanin, por asistenti Dervishi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë.

26′ Musta devijon një top drejt portës pas krosimit në zonë, teksa Bejtes i ikën “sfera” nga duart dhe kalon vijën fatale. Goli anulohet me të drejtë, pasi Musta e ka devijuar topin me dorë.

50′ Ndërhyrje brutale Markut ndaj Hoxhajt. Mbrojtësi Lushnjës ndëshkohet direkt me të kuq, vendim i drejtë i kryesorit.

TEUTA-VLLAZNIA 2-0

Gjyqtarë: M.Spiteri, Sh.Kalleja, K.Franakalnza (Maltë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"