Moviola në Vllaznia-Skënderbeu, i saktë vendimi i anësorit për të anuluar golin e Gripshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 10:19

Moviola në Vllaznia-Skënderbeu, i saktë vendimi i anësorit për të anuluar golin e Gripshit

Vllaznia-Skënderbeu ishte një ndeshje e luajtur në mesfushë për minuta të tëra dhe loja e fortë nuk mungoi.bandicam 2020-02-29 14-37-36-687

Klajdi Kola dhe asistentët e tij e menaxhuan në kompleks mirë, përtej ndonjë kartoni të kursyer në minutat e para.

Moment për t’u shënuar është ai i minutës 33, kur Nazmi Gripshi realizoi një gol për Skënderbeun, por pasi ishte sinjalizuar më herët një pozicion jashtë loje.

Pamjet filmike tregojnë se anësori Avdo ka qenë i saktë në një rast milimetrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"